Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

SpaceX, një tjetër raketë e Elon Musk pëson defekt dhe shpërthen

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 09:31 | Teknologji
SpaceX, një tjetër raketë e Elon Musk pëson defekt dhe

Një tjetër problem në rrugën drejt Marsit të Elon Musk. Projekti SpaceX i miliarderit afrikano-jugor, u përball me një tjetër tentativë të dështuar me raketën prototip Staship SN11.

Raketa u nis nga selia qendrore e shoqërisë , që ndodhet në Boca Chica të Teksasit, kur pak sekonda më vonë pamjet tregojnë një shpërthim dhe copa të raketës që “fluturojnë” kudo.

https://www.youtube.com/watch?v=cN7855POvJ8

“Diçka ka ndodhur pak pas fillimit të fazës nisjes, ende nuk dimë çfarë por po analizojmë gjithçka”, ishin fjalët e Musk në një postim në Twitter.

Në dhjetor, një tjetër raketë gjigante eksperimentale arriti të ngjitej deri në 13 km lartësi, u rikthye sipas planit, por kur u ul në tokë shpërtheu në flakë. Në atë rast, gjithsesi,  misioni u cilësua si sukses, ndryshe nga një tjetër tentativë e dështuar në maj.  

https://a2news.com/video/deshton-tentativa-prototipi-i-ri-i-space-x-shperthen-ne-platformen-e-leshimit/

Misioni i Space X është fillimi i transportit komercial në hapësirë, dhe në veçanti në Mars , duke filluar nga dekada e ardhshme.

https://a2news.com/video/raketa-e-elon-musk-shpertheu-por-misioni-quhet-i-suksesshem/

A2 CNN Livestream

Dita jonë