Tiranë, sherr mes adoleshentëve, plagosen me thika dy 13-vjeçarë

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 18:14
Policia Tirane 1024x576

Tiranë, sherr mes adoleshentëve, plagosen me thika dy 13-vjeçarë

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 18:14

Policia e Tiranës njofton se pasditen e sotme, në Kinostudio, si pasojë e një konflikti të çastit mes katër shtetasve të mitur 13-vjeçarë, janë lënduar dy adoleshentë.

Dyshohet se ata janë plagosur me mjete rrethanore e të mprehta. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.