Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vala e tretë e pandemisë, Macron izolon sërish të gjithë Francën

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:31 | Bota
Vala e tretë e pandemisë, Macron izolon sërish të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka urdhëruar një izolim të tretë të gjithë vendit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, në atë që mendohet të jetë vala e tretë e pandemisë.

Shkollat do të qëndrojnë mbyllura për 3 javë dhe shumë shërbime do të mbyllen për të shmangur presionin mbi spitale që tashmë janë pranë plotësimit të kapaciteteve.

Me një numër viktimash që po shkon drejt 100 mijë, presidenti Macron është detyruar të heqë dorë nga plani i tij paraprak për të mbajtur vendin e tij të hapur me qëllim që të mbrojë ekonominë.

“Do të humbim kontrollin e gjithçkaje nëse nuk reagojmë tani”, u shpreh Macron në deklaratën drejtuar kombit francez.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli