
Kosova ka raportuar 975 raste pozitive me koronavirus, që paraqet numrin më të madh të infeksioneve ditore për këtë vit. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 328 raste pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë regjistruar edhe 12 viktima për një total prej 1884 vdekjesh.
Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar mbi 91 mijë persona ndërsa mbeten aktive 113,874 raste.