Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

22 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 21:11 | Ballkani
22 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor nga pandemia e koronavirusit, ku ajo që bie në sy është numri ende shumë i lartë i viktimave.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit 22 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin për një total prej 2614 viktimash që nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu nga 2953 testime të realizuara, 556 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 86150.

Qytetet më të goditura nga pandemia vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova, Tetova, Ohrit, etj...

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani