A po shkel PD masat e pandemisë, Tabaku: Ne i respektojmë të gjitha ligjet

Jorida Tabaku ka reaguar në “Absolut 4” dhe për akuzat e përsëritura nga kryeministri Edi Rama se Partia Demokratike po thyen rregullat antiCovid me tubimet e saj duke i cilësuar ato si vatra infektimi.

Për kandidaten për deputete, Tabaku kjo është diçka e pavërtetë pasi PD zbaton të gjitha ligjet dhe masat kundër pandemisë. Megjithatë, ajo shtoi se qytetarët që i bashkohen marshimeve të Lulzim Bashës nuk mund t’i largojnë

“Kjo është një hipokrizi e tepruar pasi të gjitha takimet e PS janë ashtu shtrojnë dreka, darka. Ne nuk bëjmë asnjë njoftim për takimet që kryetari bën. Ne kemi një plan. Në Tiranë u mblodhën sot qytetarë pa fund.  Dolën qytetarët vetë. Partia Demokratike respekton të gjitha ligjet, të gjitha masat. Secili nga ne është me maskë, në takim ruajmë distancën, por njerëzit që na bashkohen nuk mund t’i largojmë. Edhe kudo që bëjmë takime bëjmë thirrje që të ruhet distanca dhe të zbatohen masat”, u shpreh Tabaku.