Deklaratat e Ramës për punëtorë nga jashtë, Kryemadhi: Ai ka urrejtje për qytetarët e tij

mona 2 1100x620

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi rama për punëtorët nga jashtë. Në një takim me banorët e Peqini, kryemadhi u shpreh se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij dhe gjuhën shqipe dhe këtë e ka treguar përmes varfërimit të shqiptarëve

“Ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip. Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë. Sepse sot qytetarët shqiptarë paguajnë taksa më të larta se ç ‘kanë paguar më parë, sot qytetarët shqiptarë çmimin e energjisë e kanë më të shtrenjtë. Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë”.

Sipas Kryemadhit kjo duhet të marrë fund në 25 prill dhe ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik