Dhuna në futbollin e moshave, publikohen pamjet e reja

Dalin në dritë pamje të reja nga episodi i turpshëm që ndodhi dje në futbollin e moshave, në ndeshjen e Kategorisë Superiore për 19-vjeçarë, ndërmjet Football Republic dhe Teutës, që përfundoi në barazim 2-2.

Në minutën e fundit, ekipi vendas kaloi përkohësisht në avantazh 2-1 me penallti. Nga ky moment, debati ndërmjet një prej sulmuesve të Football Republic me portierin kundërshtar bëri që situata të dilte jashtë kontrollit.

Përveç lojtarëve, në sherr u përfshinë prindërit, por edhe tifozët e pranishëm. Situata kaotike në fushë zgjati për disa minuta.