Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Duka për A2: Paraqitja ndaj San Marinos, larg pritshmërive tona

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 11:46 | Futboll
Duka për A2: Paraqitja ndaj San Marinos, larg pritshmërive tona

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë ekskluzive për A2 pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, nga transferta e San Marinos, u shpreh jo i kënaqur nga paraqitja e kombëtares në 3 ndeshjet e para eliminatore.

“Bilanci i pikëve, duke marrë parasysh kundërshtarët (Andorra, Anglia, San Marino), ishte brenda pritshmërive. Ndërsa bilanci i paraqitjes së ekipit nuk ishte pozitiv, në të treja ndeshjet, sidomos në të fundit. Vuajmë për të ndërtuar diçka kundër kundërshtarëve që duhet t’i “zbërthesh”. Kemi pak kualitete, sidomos në mesfushë, kështu që duhet të mendojmë më mirë për të ardhmen. Paraqitja në ndeshjen e fundit është larg pritshmërive tona. Mendoja që do të kishim një lojë më bindëse, akoma më spektakolare ndaj San Marinos. Gjithsesi, në këto ndeshje morëm 6 pikët dhe në futboll ato mbahen mend”, tha Duka.

Duka shtoi se stafi “duhet të shohë përpara”.

“Trajneri dhe stafi i tij duhet të mendojnë për miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, para ndeshjeve zyrtare me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i dytë dhe i tretë”, theksoi Duka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë