Fushata e LSI, Krasniqi: Njihet si parti klienteliste, sfida e saj më e madhe është të kthehet në parti normale

krasniqi 1 1100x620

Analisti Afrim Krasniqi komentoi në “Absolut 4”, fushatën e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se kjo forcë politike është në provë pasi Monika Kryemadhi drejton për herë të parë një fushatë elektorale dhe për shkak të koalicionit me opozitën.

Sipas Krasniqit, një tjetër sfidë e madhe e LSI është që të mos njihet më si parti klienteliste por si parti normale.

“Gjendet në situatë paradoksale. LSI nga njëra anë ka postin e presidentit dhe nga ana tjetër është partia më e sulmuar politike nga PS, për shkak se mbështetësit e saj konsiderohen vota të majta ose të zhgënjyer. Si e tillë PS e sheh si rrezikun kryesor të devijimit të këtyre votuesve.

LSI është në një lloj prove që lidhet me dy lloje aspektesh. Kryemadhi për herë të parë drejton një fushatë elektorale. Nëse në shohim retorikën e saj është më pozitive se një sërë drejtuesish politikë sepse është më konkrete te qytetarët. Nga ana tjetër, LSI ndodhet në situatë të vështirë sepse është në koalicion me opozitën por defakto nuk është në koalicion me opozitën.

Deri diku mënyra si dy palët do harminazojnë zonat elektorale duke mos rivalizuar njëra tjetrën në zonat bastion por duke lënë hapësirë të lirë njëra tjetrën në zonat e brishta, do përcaktojë dhe fatin e dy forcave politike në procesin elektoral. Në memorien tonë politike, LSI është e njohur si parti klienteliste. Sfida e saj më e madhe është të kthehet në parti normale, si gjithë të tjerat. Për ta bërë këtë gjë nuk mjafton vetëm koncepti i vendeve të punës, por për ta parë qeverisjen si qasje strategjike.

Po shohim që PD dhe LSI po luftojnë për të njëjtin elektorat. Nëse individët do bëjnë garë personale do kemi probleme. LSI ende nuk ka një identitet të qartë politik.”

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte