Gruaja e oficerit të arrestuar për spiunazh në Itali: Nuk tradhtoi, ishte i dëshpëruar për të ardhmen. Covid-19 na varfëroi

itali 3 1100x620

Bashkëshortja e oficerit të marinës italiane, i cili u arrestua një ditë më parë për spiunazh, pasi u dha dokumente të klasifikuara rusëve në këmbim të parave, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Në një intervistë për “Corriere della sera” 54-vjeçarja Claudia Carbonara, shprehet se bashkëshorti i saj nuk donte të tradhtonte vendin, por ishte i dëshpëruar për të ardhmen e familjes së tij. Sipas saj bashkëshorti Ëalter Biot ishte në depresion, për shkak të ekonomisë, pasi Covid-19 i kishte varfëruar

“Burri im nuk dëshironte ta mashtronte vendin. Ai u dha rusëve më së paku që mund të jepte – vazhdon gruaja -. Asgjë aq kompromentuese. Sepse ai nuk është budalla. Vetëm se ai ishte i dëshpëruar për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve të tij. Unë kam frikë nga përdorimi i mediave. Tradhtar i atdheut? “Jo, ai i shërbeu vendit. Unë e di që Walter ishte me të vërtetë në krizë për disa kohë, ai kishte frikë se mos ishte në gjendje të përballonte shumë shpenzime që kemi. Ekonomia e shtëpisë. Për shkak të Covid ne jemi varfëruar, e dini?”.

Biot, megjithatë, punon në Shtabin e Mbrojtjes dhe për këtë arsye ka një pagë fikse, rreth 3 mijë euro në muaj. Ndërkohë që thashethemet se paratë e marra nga rusët, rreth 5 mijë euro, mund të përdoren për të paguar shpenzimet për t’u kujdesur për vajzën e vogël, janë mohuar.

“Paratë nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur familjen në këmbë. Nuk ishte më e mjaftueshme për të drejtuar një familje me 4 fëmijë 4 qen, shtëpia në Pomezia ende për t’u paguar, 268 mijë euro në hipotekë, 1200 në muaj. Dhe përveç kësaj, shkollës, aktivitetit fizik, palestrave të fëmijëve që ai absolutisht nuk donte që ata të hiqnin dorë. Ne jetojmë për fëmijët, gjithmonë kemi bërë shumë sakrifica për ta. Kujdesemi vetëm për jetën e përditshme”.

 Ajo pretendon se nuk e dinte se çfarë po bënte burri i saj.

 “Sikur të kishte biseduar ai me mua, ne do ta kishim diskutuar së bashku, do të isha përpjekur ta bindja atë. Por ai vendosi gjithçka vetë dhe tani nuk e kam parë atë për një ditë e gjysmë. Unë nuk mund të flas me të, madje as nuk mund ta gjej avokat”.