“Gruaja jote nuk të respekton”, aktori i famshëm tregon mesazhet ofenduese nga ylli i basketbollit

Aktori Michael Rapaport ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe fyese dhe kërcënuese që ka marrë nga ylli i basketbollit amerikan, Kevin Durant.

“Marr kërcënime dhe mesazhe të neveritshme çdo ditë, por as në ëndrrat më të çmendura nuk pretendoja që njëri prej dërguesve të këtyre mesazheve të ishte Kevin Durant. Ai po më kërcënon, po merret me gruan time dhe do të ndeshet me mua”, tha Rapaport.

11 herë i përzgjedhuri për “All Star Game” përdori një fjalor homofob në mesazhet e tij: “Do të të pështyj në surrat po të pashë në rrugë. Më thuaj adresën e shtëpisë dhe i rregullojmë gjërat nesër. Ti je një bushtër e bardhë, merr pak diell se do t’i bëjë mirë trurit”.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, basketbollisti u kritikua shumë dhe u detyrua që të kërkojë falje: “E vërtetë, unë i dërgova ato mesazhe. Kërkoj ndjesë. Ju siguroj që kurrë nuk do takohesha me dikë për t’u rrahur rrugëve”.