Heqja e pasaportave diplomatike, Xhaçka: Sipas rregullave, djemtë duhet t’i dorëzojnë deri më 30 qershor

Romania v Albania Euro 2016 Group A 1100x620

Lajmin për heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët dhe stafin e ekipit kombëtar të futbollit që mori pjesë në Euro 2016, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e quajti “shumë zhurmë për asgjë!”

“Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja përse djemtë tanë sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016”, shkroi Xhaçka në Facebook.