Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Jada Pinkett Smith dhe e bija rrëfejnë se tërhiqen seksualisht nga gratë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 19:40 | Showbiz

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane Jada Pinkett Smith dhe e bija Willow Smith rrëfyen se tërhiqen seksualisht nga gratë.

49-vjeçarja pranoi pa ndroje se ajo ka përjetuar shumë ndjenja me gra të tjera gjatë të njëzetave të saj.

"Jam dashuruar dy herë me një grua.", deklaroi ajo në episodin e "Red Table Talk".

Jada u martua me Will Smith në vitin 1997 dhe çifti ka dy fëmijë, Willow dhe Jaden.

20-vjeçarja, Willow, ka folur dhe më parë për seksualitetin e saj dhe ka shtuar se beson tek poligamia dhe marrëdhëniet seksuale me persona të të njëjtit seks.

"Ndjej se nëse do të gjeja dy persona të gjinive të ndryshme, me të cilët do të kisha një lidhje romantike dhe seksuale, nuk do të përpiqesha të gjeja më shumë.", është shprehur ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë