Manastirliu publikon numrin e vaksinimeve në 24 orë

manastirliu vaksina kineze ne shqiperi 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 16 617 persona të tjerë kundër koronavirusit.

Sipas Manastirliu, që nga nisja e vaksinimit masiv, 155 mijë persona kanë marrë vaksinën, ndërkohë që shton se ky proces do të vijojë deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

“Nuk do të ndalemi me fushatën “Shqipëria Buzëqesh”, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anti-Covid”, shkruan Manastirliu.