Manchester City, shifra marramendëse për Haaland, do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në Angli

haaland alaba 1100x620

Në qoftë se Manchester City do ta transferojë Erling Haaland sezonin e ardhshëm, ai do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premier League.

Norvegjezi do të përfitonte 700,000 euro në javë dhe 170 milionë euro për një kontratë të paktën 5-vjecare. City nuk është ekipi i vetëm për të blerë të drejtat e Haaland, por ai nuk mund të shkojë ku të dojë kaq lehtë, me Borussia Dortmund e cila e shet 180 milionë euro kartonin e tij.

Familja Haaland ka lidhje të vjetra me “Citizens’’. Sulmuesi 20 vjeçar do të ndiqte hapat e babait të tij. Alf-Inge Haaland ka kaluar tre vite te Manchester City dhe Pep Guardiola do të jetë i gatshëm të shikojë djalin e tij kur Borussia Dortmund zbarkon javën e ardhshme në Angli.