Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Maturantët në klasa, mësimi online shkaktonte pasiguri të nxënësit për provimet

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 16:16 | Aktualitet
Maturantët në klasa, mësimi online shkaktonte pasiguri të

Për ta sot është ditë entuziazmi. Maturantët kthehen në bankat e shkollës dhe një komunikim direkt me mësuesit është një moment çlirimi, ndërsa do bëhen gati për të dhënë provimet e maturës.

Vitin e kaluar mënyra e organizimit të provimeve si dhe përmbajtja e tyre u shoqërua me protesta nga gjimnazistët. Për të mos u përsëritur e njëjta situatë Komiteti Teknik i Ekspertëve hapi dyert e gjimnazeve për rikthimin e maturantëve në klasa, ndërsa kishin kërkuar që të paktën konsultimet të mos i zhvillonin online.

Mësimi nga shtëpia nuk ishte zgjidhja më e mirë për ta e sidomos për nxënësit e ekselencës. Gjimnazet do të funksionojnë vetëm me një turn, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 11:00.

Drejtoritë kanë organizuar një ndarje në shumë klasa për nxënësit me qëllim shmangien e mbipopullimit. Provimet e maturës do të zhvillohen nga data 3 qershor deri në datën 15 qershor. Ndërsa përfaqësuesit e shëndetit publik favorizuan maturantët, shkollat pjeserisht dhe universitetet vazhdojnë të marrin dije online. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani