“Mos premto asgjë që nuk realizon”, Basha i përgjigjet qytetarit: Nuk janë premtime, por angazhime

Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar mesditën e sotme me qytetarë dhe biznesmenë në Njësinë 2 në kryeqytet. I entuziazmuar nga pritjet e qytetarëve, Basha tha se era e ndryshimit ndihet kudo që shkon nga Shkodra në Vlorë.

“Vota në 25 për ndryshim për gjithë Tiranën. Në 26 prill do të jetë ditëlindja e çdo shqiptari. Gjëja e parë që do bëjmë është një paketë ndihme për biznesin e vogël. Kudo që shkoj, nga Shkodra në Vlorë ndihet era e ndryshimit”.

Basha u ndal edhe nga qytetarët ku njëri prej tyre kërkoi prej kryedemokratit që të mos premtojë asgjë në fushatë, që nuk do ta realizojë, ndërsa Basha tha se janë angazhime të realizueshme.

Qytetari: Vetëm një amanet kam. Të lutem mos premto asgjë nga ato që nuk i bën, se njerëzit janë ftohur me politikën duke mashtruar.

Basha: Asnjë premtim prej meje, asnjë premtim fushate nuk vlen. Janë vetëm angazhime dhe plane që janë hartuar nga specialistët prej një kohe të gjatë.

Ai kërkoi votën e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit që të fitojë Shqipëria.