Nuk ka më Urë Vajgurore, Meta zyrtarizon emrin e ri të bashkisë

dimal 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka zyrtarizuar sot me dekret ndryshimin e emrit të bashkisë që njihet gjerësisht si Ura Vajgurore, që nga sot ndryshon emrin në Dimal.  

Emri i ri merr si trashëgimi atë të qytetit të fortifikuar ilir të Dimalit, i zbuluar në fillimin e viteve ’60 në perëndim të malësisë së Shpiragut.

Rrënojat e qytetit ilir të Dimalit

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.

Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.