Parashikimi i motit: 1 prill 2021

Vijojnë të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pasditja shton vranësirat në vend, në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta por jo reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjate mëngjesit kur vlerat termike luhaten nga 4 në zonat malore në 12 gradë në ultësirë, ndërsa një rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimumin 23 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.