Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Procesi i regjistrimit në RMV, dështon seanca për shtyrjen e tij

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 12:17 | Ballkani

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të mbajë seancë për anulimin e regjistrimit të popullsisë, për çfarë ishin dakordësuar liderët e dy partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Sipas tyre thanë se regjistrimi  duhet të shtyhet për shkak të situatës së rënduar me pandeminë e koronavirusit.

“Përkundër këmbënguljes sime gjatë ditës së mërkurë për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike, për arritjen e marrëveshjes dhe mbajtjen e dy seancave, në të cilat do të votoheshin projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe ai për zgjatjen e afatit të gjendjes së krizës, që nuk u arrit marrëveshje” deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

Në mbledhjen me drejtuesit e grupeve parlamentare, siç bëri të ditur Xhaferi, të gjitha partitë, përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kanë shprehur gatishmëri për mbajtjen e seancës. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që janë në opozitë, të martën kanë deklaruar se do të bllokojnë miratimin e ligjit për shtyrjen e regjistrimit.

 Mosmiratimi i ligjit, ndërkohë, ka lënë pezull regjistrimin e popullsisë që duhet të nisë sot, më 1 prill. Nga Enti shtetëror i statistikës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se regjistrimi nuk do të fillojë, ndërsa në qeverinë Zaev opinionet janë të ndryshme. Ministri i Drejtësisë, deklaron se regjistrimi, duhet të nisë në 1 prill sipas ligjit aktual, por për kryeministrin diçka e tillë është e palogjikshme.  Opozita shqiptare thotë se mbetet në qëndrimin për të parandaluar anulimin e regjistrimit. Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 1 mars me regjistrimin e diasporës.  

https://a2news.com/2021/03/29/dakordesi-mes-qeverise-dhe-opozites-shtyhet-regjistrimi-i-popullsise-ne-maqedoni-te-veriut/

A2 CNN Livestream

Dita jonë