Punimet te Sheshi Shqiponja, ndryshon sërish lëvizja e mjeteve

punimet ne sheshin shqiponja 1100x620

Me anë të një njoftimi për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se si pasojë e punimeve në sheshin Shqiponja do të ndryshojë sërish lëvizja e automjeteve.

“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.

Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.

Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”