Qeveria u heq pasaportën diplomatike futbollistëve që u kualifikuan në “Euro 2016”

shqiperia euro2016 1100x620

Pasi Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, pjesëtarët e atij ekipi historik u pajisën me pasaporta diplomatike nga qeveria.

Por, në ditën e ndeshjes ndaj San Marinos, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i dërgoi një shkresë zyrtare FSHF-së, duke deklaruar se të gjithë personat që janë pajisur me një pasaportë diplomatike duhet ta dorëzojnë brenda afatit të caktuar, që është vendosur në 1 qershor 2021.

Në letrën e siguruar nga A2 lexohet se futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016.

Kërkesa për rinovimin e pasaportave ka marrë përgjigje negative, sepse referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, më datë 12 qershor 2019, këto subjekte nuk cilësohen kategori që gëzojnë të drejtën për t’u pajisur me dokumentin diplomatik.