Rama: Kurti më kërkoi ndihmë për vaksinimin e mësuesve në Kosovë. I thashë “po”

Kryeministri Edi Rama zbuloi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar që Shqipëria të ndihmojë edhe në vaksinimin e mjekëve në Kosovë.

“Më çoi mesazh kryeministri i Kosovës, duke më falënderuar dhe uruar që, meqë ne i ndihmuam për vaksinimin e mjekëve, t’i ndihmonim edhe për mësuesit. Po, i thashë. Por si bëhen këto? Me dëngla?”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët në Rrogozhinë.

“Është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike kur shoh fytyrat e gjyshërve dhe gjysheve. Kjo nuk është bërë se erdhi vaksina nga qielli, por me shumë mundim, me shumë këmbëngulje, duke lypur derë më derë, për të çarë edhe atë rrethimin që na u bë papritur nga Bashkimi Europian, që s’na dha një dozë vaksinash në momentin e parë. Askush në rajon nuk e ka filluar vaksinimin masiv”, shtoi Rama.