Hapësira ajrore përreth vullkanit Etna është mbyllur për shkak të emetimit të një reje shpërthyese mbi 9 km të lartë që del nga krateri Jug-Lindor, i vullkanit. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka lëshuar një paralajmërim të kuq.
Aeroporti ndërkombëtar i Catania mbetet funksional, por kompania e menaxhimit të aeroportit Vincenzo Bellini shpjegon se “për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, hapësira ajrore aktualisht është e bllokuar për trafik dhe asnjë fluturim, për këtë arsye, nuk do të mund të ulet ose të ngrihet ".