Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Shqipëria, e pamposhtur në 6 ndeshje radhazi në transfertë, asnjë gol i pësuar”, UEFA vlerëson kuqezinjtë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 17:46 | Futboll
“Shqipëria, e pamposhtur në 6 ndeshje radhazi në

Mes kritikave të shumta për lojën e zhvilluar në 3 ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin 2022 në Katar, Shqipëria është për rekord.

UEFA ka vlerësuar kuqezinjtë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku vë në dukje se kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja nuk ka humbur në 6 ndeshje radhazi në transfertë, në të cilat nuk ka pësuar asnjë gol.

Një rekord për kuqezinjtë, i cili është me të vërtetë për t’u përgëzuar, por në anën tjetër duhet pasur parasysh se kundërshtarët kanë qenë të një niveli jo shumë të lartë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli