Vendimi kundër ish-presidentit, Facebook ndalon “zërin e Trump” nga platforma

trump video 1100x620

Facebook ka fshirë një video të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Gjigandi teknologjik i ka ndaluar 74-vjeçarit prezencën në rrjetin social që prej janarit, pas trazirave të mbështetësve të tij në ndërtesën e Kongresit në Uashington.

 Videoja e fshirë është publikuar nga Lara Trump, bashkëshorte e djalit të ish-presidentit dhe njëkohësisht kontribuese në televizionin Fox News.

Ajo publikoi një mesazh që kishte marrë nga Facebook duke e paralajmëruar për fshirjen e intervistës me Donald Trump.

“Në linjë me bllokimin e llogarive të Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtje të tjera të publikuara në zërin e Donald Trump do të fshihen si rezultat i kufizimeve të llogarisë së tij”, thuhet në mesazh.