Vriten mjekët, ndërpritet procesi i vaksinimit kundër poliomelitit

Screenshot 2 1100x620

Agjencitë humanitare kanë ndërprerë procesin e vaksinimit kundër poliomielitit në Afganistan, pasi 3 mjekë që kryenin vaksinat shtëpi më shtëpi u vranë javën e fundit.

Zyrtarë nga UNICEC që po ndihmojnë në fushatën e gjerë për vaksinimin e 10 milionë fëmijëve afganë deklaruan se tashmë do të rishikojnë vendimin për të përfshirë femra në procesin e vaksinimit pas sulmeve të militantëve në Jalalabad.

Tashmë në zonat që konsiderohen shumë të rrezikshme për shkak të pranisë së militantëve, procesi i vaksinimit të fëmijëve do të pezullohet për të rifilluar pas muajit të Ramazanit.