Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

10 viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 15:47 | Kosova
10 viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë

Vijon të jetë i lartë bilanci ditor i pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 793 të tjerë janë infektuar me Covid-19. Infeksionet e reja vijnë nga 4,033 testime ndërsa Prishtina vijon të mbetet vatra më e nxehtë me 266 raste ditore.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar mbi 92 mijë persona ndërsa 1,894 kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë për një total prej 76,402 të shëruarish, kurse numri i rasteve aktive është 13,902.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani