Alarm te Juventus, pas Demiral, edhe Bonucci pozitiv, mbrojtësi humb dy sfidat e radhës

JUVE ALARM COVID 19.duplicate frame 0 1100x620

Pas futbollistit turk Merih Demiral edhe mbrojtësi tjetër i bardhezinjtë, Leonardo Bonucci, ka rezultuar i prekur nga Covid-19.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër ishte pjesë e tamponëve që rezultuan pozitivë në stafin e kombëtares italiane, në testimet e bëra në përfundim të ndeshjes me Lituaninë.

Në këtë mënyrë Andrea Pirlo humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, jo vetëm për derbin ndaj Torinos që luhet këtë fundjavë, por edhe për ndeshjen e prapambetur kundër Napolit më 7 prill.

Frika tashmë ekziston edhe për portierin Szczesny i cili rrezikohet, pas shpërthimit të Covid-19 edhe në përfaqësuesen e Polonisë, atje ku i infektuar rezultoi kolegu i tij, portieri i Bolonjas, Skorupski.