Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha nga Kalimashi: Rama i futi shkopinj nën rrota Kosovës

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 11:50 | Politikë
Basha nga Kalimashi: Rama i futi shkopinj nën rrota Kosovës

 Kreu demokrat Luzlim Basha është ndalur në tunelin e Kalimashit, i cili është përuruar gjatë qeverisjes së demokratëve, gjatë udhëtimit të tij elektoral në Kukës, ku është pritur nga qytetarë të shumtë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se me vënien e traut, i futi shkopinj nën rrota Kosovës dhe i çoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes dy shteteve në nivelet më të ulëta.  

“Rama do të largohet me votën më masive, nuk bëri asgjë por i futi shkopinj në rrota Kosovë shkatërroi ekonominë tonë uli në nivelet më të ulëta marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, vuri traun”.

Basha ftoi qytetarët që të më 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të hequr çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të dy shtet të funksionojnë si një trup i vetëm.

“Sot dua t’ua përsëris të gjithë qytetarëve se vota për PD në 25 prill është vota për heqjen e traut dhe çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare kanë ulur tregtinë, punësimin. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do funksionojmë si trup i vetëm dhe djemtë e vajzat tona të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në krenari kombëtare për Shqipërinë e Kosovën”.

Në fund të fjalës së tij kreu i selisë blu u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli