Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Becchetti i fitoi Shqipërisë 110 milionë euro, PD: Qytetarët duhet të paguajnë 4560 lekë nga xhepi për arrogancë të Ramës

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 21:58 | Politikë
Becchetti i fitoi Shqipërisë 110 milionë euro, PD: Qytetarët

Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti i fitoi Shqipërisë 110 milionë euro, ndërsa palët politike në vendin tonë shkëmbejnë akuza mes njëra-tjetrës.

Rama shkroi se gëzimi i presidentit Meta dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për këtë fakt, është i neveritshëm dhe i parakohshëm.

Nuk vonoi shumë dhe reagoi Partia Demokratike. “Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës.

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani