Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Becchetti i fitoi Shqipërisë 110 milionë euro, Rama: Gëzimi i Metës dhe Bashës, i neveritshëm

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 21:37 | Politikë
Becchetti i fitoi Shqipërisë 110 milionë euro, Rama: Gëzimi

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit se sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka fituar përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.

Sipas kryeministrit, gëzimi i presidentit Meta dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për këtë fakt, është i neveritshëm dhe i parakohshëm.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”, shkruan Rama në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani