Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bota” normale pranë Italisë së mbërthyer nga koronavirusi

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 19:36 | Lifestyle

Italia është nën masa të rrepta sigurie nga koronavirusi gjatë këtyre Pashkëve, por disa milje në det të hapur, pasagjerët në bordin e kroçeres “MSC Grandiosa” po shijojnë muzikë latine në kuvertë dhe po pinë kokteje pranë pishinës.

Edhe pse anijet e lundrimit janë burime të hershme të shpërthimeve të koronavirusit, Grandiosa lundron me disa rregulla të qarta. Pasagjerët dhe ekuipazhi testohen para dhe gjatë lundrimeve. Mbajtja e maskave dhe matja e temperaturës janë të detyrueshme.

Gjithashtu Grandiosa është e pajisur me një qendër mjekësore, ventilator, dhe kabina shtesë janë vendosur mënjanë për të izoluar raste të dyshuara të virusit.

Të mërkurën, kroçera u largua nga porti italian i Civitavecchia për udhëtimin e tij një javor të Pashkëve, me 2,000 pasagjerë në bord dhe ndalesa të planifikuara në Napoli dhe Valetta.

Edhe pse virusi është ende një shqetësim, pasagjerët po shijojnë aktivitete që janë mbyllur kryesisht në Itali dhe pjesën më të madhe të Europës si ngrënia në restorant dhe muzika live në bare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani