Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Brenda prillit vijnë edhe 23 mijë doza të Pfizer, Rama: Do të ngjitemi në shkallët e larta të klasifikimit në Europë

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 09:28 | Aktualitet
Brenda prillit vijnë edhe 23 mijë doza të Pfizer, Rama: Do

Brenda javëve të prillit do të vijnë në vendin tonë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama përmes postimit në rrjete sociale. Ai thotë se kjo do të lehtësojë sezonin turistik dhe ngjisë shkallët e klasifikimit në Europë sa i takon procesit të vaksinimit.

“Lajm i mirë. Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s'bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë