Casemiro: Real Madrid do të luftojë për të dy titujt

casemiro 1 1100x620

Këtë javë Real Madrid do të përballet me Eibar në La Liga. Mesfushori brazilian i “Los Blancos” tregon se ata do të jenë në garë për të dy titujt, trofeun e Champions League dhe titullin e La Liga Santander.

“Të gjithë e dinë çfarë jemi të aftë të bëjmë. Do të luftojmë deri në fund. E dimë që është shumë e vështirë, por do të bëjmë të pamundurën për të dy titujt.” shprehet Casemiro në një intervistë.

Mbas ndeshjes së fundjavës me Eibar, Real Madrid përballet të martën në takimin e parë të çerekfinales kundër Liverpool. Katër ndeshje pas përballjes me “të kuqtë”, madrilenët ndeshen me Barcelonën në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe do të vendoset nga detajet, Kushdo që do bëjë më pak gabime do të fitojë. Liverpool ka lojtarë shumë të mirë dhe këtë ndeshje mund ta cilësoj si një finale të Champions League. Do të japim maksimumin jo vetëm kundër Liverpool dhe Barcelonës, por edhe kundër ekipeve të tjera,” përfundoi mesfushori.

Një mungesë shumë e rëndësishme për “los blancos” do të jetë dhe qendërmbrojtësi Sergio Ramos. Ai u zëvendësua nga trajneri i kombëtares spanjolle Luis Enrique, pas një dëmtimi muskular. Kapiteni i Real Madrid do të mungojë 2-4 javë.