Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dënimi me vlerën më të lartë, Beccheti i fiton Shqipërisë 110 milionë euro

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 20:28 | Aktualitet
Dënimi me vlerën më të lartë, Beccheti i fiton

Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka fituar përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar, për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, në vitin 2015, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.

Prokuroria dhe prokuroria, asokohe publikuan një skemë korruptive sipas tyre, ku përfshihet Beccheti, ndërsa vetë ai pretendonte se mbyllja e televizionit ishte motivuar politikisht.

https://a2news.com/2021/04/02/becchetti-i-fitoi-shqiperise-110-milione-euro-rama-gezimi-i-metes-dhe-bashes-i-neveritshem/

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, e cila është një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, vendim që u ankimua nga pala shqiptare, e cila u përfaqësua me avokaturën e shtetit dhe një studio ligjore amerikane, por gjithsesi gjykata la në fuqi vendimin e 2 viteve më parë.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

https://a2news.com/2021/04/02/becchetti-i-fitoi-shqiperise-110-milione-euro-pd-qytetaret-duhet-te-paguajne-4560-leke-nga-xhepi-per-arrogance-te-rames/

A2 CNN Livestream

Dita jonë