Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dhuna në futbollin e moshave, Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 17:50 | Futboll
Dhuna në futbollin e moshave, Komisioni i Disiplinës me

Komisioni i Disiplinës ka dënuar dhunën e ndodhur pak ditë më parë në ndeshjen e U-19 mes Football Republic dhe Teutës, në të cilën ndodhi një përplasje masive mes lojtarëve dhe të pranishmëve.

Komisioni i Disiplinës ka dënuar Football Republic U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, mos garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke sulmuar fizikisht pjesëmarrësit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, kundër KF Teuta U-19, në bazë të neneve 23, 24, 50, 63, 64/2, 64/5, 65/3/b, 65/3/i të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZbAGcdr5_Io

7 lojtarë nga Football Republic u dënuan me 8 ndeshje pezullim, ndërsa dy futbollistë të Teutës u dënuan me nga 6 ndeshje pezullim.

“Lojtari i Football Republic U-19, Ervin Skeja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Frenki Shahaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Jurgen Pervataj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Leandro Teqja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Rudjon Plaku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Madrit Marku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Saimir Taci, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Mateo Hyka, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani