Dieta mesdhetare “mban fronin” si më e mira në botë

Untitled collage 2021 04 02T213232.409 1100x620

Dieta mesdhetare mban “fronin” si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Kjo dietë konsiderohet si shumë e lehtë për t’u mbajtur pasi është e pasur në yndyrna të shëndetshme dhe peshk dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq.

Një tjetër veçanti e kësaj diete, të prezantuar për herë të parë në vitin 1993, është fakti se nuk ka një listë fikse me ushqime pasi çdo rajon i Mesdheut e përshtat atë në bazë të gastronomisë së saj.

Sipas nutricionistëve, sekreti i dietës në fakt, qëndron te freskia e ushqimeve, pasi ato duhet të sezonit. Po ashtu, sipas ekspertëve të fushës kjo dietë forcon imunitetin dhe parandalon mbipeshën dhe diabetin.