Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dita e autizmit, vështirësia e trajtimit të këtij çrregullimi tek fëmijët

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 12:20 | Sociale
Dita e autizmit, vështirësia e trajtimit të këtij

Në ditët e sotme, 1 në 160 fëmijë në botë diagnostikohet me çrregullime të spektrit autik, referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Edhe në vendin tonë, vit pas viti shënohen raste të reja të fëmijëve me autizëm, çka ka sjellë nevojën për trajtimin e tyre. Por, sa e vështirë është për një prind në që të diagnostikojë dhe të trajtojë fëmijën me autizëm.

A2 sjell rrëfimin e një nëne nga Durrësi, e cila tregon eksperiencën me fëmijën e saj, që nga momenti që e konstatoi, paragjykimin dhe trajtimin: “Kur ishte 1 vjeç e 3 muaj, vura re që nuk e kthente kokën kur e thërrisja dhe nuk reagonte ndaj ambientit që e rrethonte. Aty nisa të shqetësohesha dhe kërkova ndihmë, edhe pse njerëzit fillojnë e thonë që fëmija ka probleme po e dërgove për terapi. Fëmija nuk ka probleme, por një vonesë në zhvillim dhe vetëm me specialistë mund ta bëjmë pjesë të shoqërisë”.

Ajo tregon se gjithçka po e përballon vetë dhe se nga shteti nuk ka patur asnjë ndihmë. Dhe është fakt që në vendin tonë, trajtimi i fëmijëve me autizëm bëhet vetëm në qendra private. Drejtuesja e një qendre të tillë tregon se përparimet e fëmijëve pas trajtimit janë të dukshme, ndërsa bën apel që prindërit të mos stepen nga paragjykimet, por të kërkojnë ndihmë, pasi autizimi është një çrregullim që tejkalohet.

Autizmi është diagnostikuar dhe trajtuar në vendin tonë në fillim të viteve 2000 dhe nga ajo periudhë, rastet e fëmijëve me këtë çrregullim rriten vit pas viti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë