Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fauci: SHBA nuk ka nevojë për AstraZeneca-n, edhe nëse miratohet

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 13:08 | Bota
Fauci: SHBA nuk ka nevojë për AstraZeneca-n, edhe nëse miratohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos kenë nevojë për vaksinën anti-covid të AstraZeneca, edhe në rast aprovimi nga rregullatori i barnave. Deklarata vjen nga virologu kryesor i këtij vendi, Anthony Fauci.

Kreu i departamentit të sëmundjeve infektuese i ka thënë agjencisë Reuters, se SHBA ka mjaftueshëm kontrata me prodhues të tjerë të vaksinave për të imunizuar të gjithë popullatën ndaj Covid-19.

Kjo deklaratë vjen teksa AstraZeneca po përballet me një valë dyshimi pas disa incidenteve në Europë me mpiksje të gjakut.

Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europian e Barnave kanë konfirmuar se vaksina e zhvilluar nga Universitetit i Oksfordit është efikase dhe e sigurt për përdorim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu