Fëmijët me autizëm, mungon mbështetja financiare për ta, problem edhe marrja e shërbimeve

Piktura, punët me dorë, recitimi, luajtja e veglave muzikore e të tjerë, janë disa nga aftësitë që shfaqin më së tepërmi fëmijët autik.

Një talent të ngjashëm e ka edhe Laerti. Ai është 12 vjeç dhe ndjek shkollën në klasën e katërt. Prindërit thonë se shenjat e para të çrregullimit neurobiologjik i dha disa muaj pas lindjes.

Numri i fëmijëve autik në Shqipëri është gjithmonë në rritje vit pas viti. Shifrat mendohen të jenë më të larta për shkak të mosdeklarimit nga ana e prindërve.

Sa i përket shërbimeve shtetërore, fëmijët me autizëm janë të përjashtuar nga çdo ndihmë e mundshme. Prindërit i mbulojnë personalisht çdo shpenzim për trajnimet që ata marrin.

Sot nuk ka një arsye specifike se nga shkaktohet autizmi. Për këtë çregullim neurobiologjik ka pasur studime të shumta por pa nxjerr një përfundim. Disa nga faktorët mendohet të jenë ndotja mjedisore ndërsa përjashtohet fakti që të jetë një sëmundje e shkaktuar nga prindërit.