Fleta e votimit, PS e PD të pakënaqur. Çështja shkon në KAS

Asnjëra palë nuk u kënaq me fletën e votimit. Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike e ka ankimuar atë në KAS. Demokratët, pasi morën emrat e kandidatëve në fletë, insistojnë edhe për renditjen vertikale të subjekteve zgjedhore. 

Ndërsa Partia Socialiste, fletën e votimit kërkon që kandidatët të indentifikohen përmes numrave dhe jo emrit të përveçëm. Preferencave partiake do t’i japë përgjigje Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ka caktuar edhe drejtuesit e kërkesave ankimore.

Për ankimin e socialistëve, kryesues do të jetë Koli Bele, ndërsa për ankimin e demokratëve, Ledio Braho.

Në KAS ka shkuar edhe Bindja Demokratike, e cila kundërshton vendimin e Celibashit, ku në fletën e votimit nuk ka reflektuar logon e re të partisë, që u bë objekt debati me PD-në, për shkak të ngjashmërive. 

Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve do të shprehet edhe mbi ankesën e PDIU mbi përbërjen e grupeve të numërimit, pasi Celibashi vendosi pak ditë më parë që pjesë e GNV-ve të jenë vetëm përfaqësus të PS, PD dhe LSI. 

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni