Gënjeshtra e 1 Prillit që përfundoi në përleshje me policinë dhe disa të plagosur

Një gënjeshtër 1 Prilli përfundoi keq në Belgjikë, kur policët ngjitur në kuaj u përleshën me mijëra qytetarë që ishin mbledhur për një festë në park, që ishte organizuar me shaka.

Kur policia shkoi për të shpërndarë turmën në një park të Brukselit, nisën përplasjet që shkaktuan 8 persona të plagosur.

Pamjet tregojnë një grua që bie pa ndjenja në tokë kur një polic e vërsulet dhe e përplas me kalë.

5000 persona ishin grumbulluar në parkun Bois de la Cambre për atë që u quajt “La Boum”, një festë që u lajmërua në Facebook si shaka. Pavarësisht se rregullat kundër koronavirusit në Belgjikë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 4 njerëzve, në Facebook thuhej se në këtë festë të madhe në park do të kishte një trajtim njësoj sikur të mos ekzistonte pandemia.

Por, në vend të kësaj, personat që i besuan njoftimit u përballën me përgjigjen e ashpër policore.