Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Holanda kufizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 21:50 | Bota
Holanda kufizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Rikthehet “bojkoti” i pjesshëm për Astrazenecën. Holanda do të ndalojë administrimin e vaksinës Oxford AstraZeneca tek personat nën 60 vjeç si një "masë paraprake.

Holanda ka kryer deri më tani rreth 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca por autoritetet përmendën pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës 25 dhe 65 vjeç, që kishin marrë dozat e kësaj vaksine.

Kjo masë pason vendimin e Gjermanisë për të ndaluar vaksinën për personat nën 60 vjeç të martën. Edhe Kanadaja do të pezullojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te personat nën moshën 55-vjeçare dhe do të kërkojnë një analizë të re mbi përfitimet dhe risqet e vaksinës bazuar te mosha dhe gjinia

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe EMA nuk ishin në gjendje të gjenin lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut dhe i këshilluan njerëzit që të vazhdojnë ti marrin ato.

A2 CNN Livestream

Dita jonë