KAS shqyrton sot ankesën e PS-së për fletën e votimit

MB KAS frame 0 1100x620

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ merr sot në shqyrtim ankesën e Partisë Socialiste për formatin e fletës së votimit.

Sipas mazhorancës, fleta e votimit me emrat në të përbën konfuzion tek votuesit sidomos te moshat e mëdha, të cilat do ta kenë edhe më të vështirë që të votojnë për kandidatin e preferuar.

Selia rozë kërkon nga ky komision që formati përfundimtar i saj të jetë vetëm me numrin e kandidatit për t’i lënë kësisoj më shumë hapësirë numrit për t’u parë.