Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta nga Shkodra për masakrën e 2 prillit: U vranë se dolën në mbrojtje të atyre zgjedhjeve të lira që ende mungojnë në Shqipëri

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 10:56 | Politikë
Meta nga Shkodra për masakrën e 2 prillit: U vranë se dolën

Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të përvjetorin e masakrës të 2 prillit 1991 në Shkodër.

Meta kujtoi këtë ditë, duke e lidhur edhe me situatën politike në vend. “Sot janë tre dekada nga ajo ditë e prillit 1991, ku 4 djem nga më të mirët e Shkodrës dhe Shqipërisë u vranë pabesisht pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë, për zgjedhje të lira. Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre por edhe për t’u angazhuar dhe çuar deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që ranë për demokraci dhe mendimin e lirë në Shqipëri. Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga kapja e shtetit, që ka mbajtur peng edhe integrimin tonë europian. Prandaj është momenti që të nisemi drejt 25 prillit, ditë vendimtare për të vendosur vendin në shinat e demokracisë dhe kushtetutës, sepse në themelet e kushtetutës qëndron vota e lirë dhe e barabartë”.

Presidenti iu përgjigj edhe akuzave që më parë Jozefina Topalli i kishte bërë politikës shqiptare, përfshirë dhe vetë Metës. “Kam patur ftesë, dhe kam bërë çdo gjë për të qenë këtu, jo vetëm për përvjetorin por sepse vendi është në një udhëkryq. Unë jam student i dhjetorit, nuk i përkas shtresës të përndjekurve politikë, por gjithmonë kam qenë i bindur në padrejtësinë e atij sistemi që nuk mund të tolerohej më, dhe gjithmonë kam qenë për demokracinë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani