Rama kritikon fushatën e PD: Turp Lulzim, Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja

Rama kritikon fushatën e PD  Turp Lulzim Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga plagosja e largq 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar përsëri takimet zgjedhore të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke postuar në Facebook foto të të moshuarve që mbajnë radhën për t’u vaksinuar dhe një foto nga një tubim i Bashës, kryeministri i quan “dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë! Turp Lulzim”.

“Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, shkruan Rama.

Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që…

Posted by Edi Rama on Friday, April 2, 2021