Rama: Vaksina kineze, e supersuksesshme. Nesër nis vaksinimi i policëve dhe gazetarëve të terrenit

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë”.

“Të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë, vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme. Kjo vaksinë bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që neve nuk na interesojnë dhe nuk na prekin. Neve na intereson që të nxjerrim nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga ankthi dhe pasiguria gjyshërit, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe të gjithë popullsinë”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë njoftoi se “nesër fillojmë me efektivët e policisë dhe me gazetarët e terrenit”.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia