Shqiptarit dhe kunatit italian iu sekuestrohet pasuria 650 mijë euro, mes tyre edhe një “Jaguar”

jaguar 1 1100x620

Gjykata e Livornos në Itali vendosi në sekuestro pasurinë e 2 sipërmarrësve, të cilët ishin arrestuar në vitin 2017 për mashtrime me taksat.

Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua një vilë, 5 automjeteve (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit Italian G.Vivaldi, 53 vjeç kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno.

Autoritetet hetimore u shprehën se anëtarët e këtyre familjeve kishin një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit, me një mesatare prej mbi 500.000 eurosh në vit.